Euro 2016 mund të luhet me dyer të mbyllura

112

Shtëpia e futbollit europian ka paralajmëruar se mund t’i mbyllë dyert për tifozët gjatë kampionatit europian “Francë 2016”, për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.

Përgjegjësi për organizimin e ndeshjeve, Martin Kallen, ka deklaruar për “Associated Press”, se mund edhe të ndërrojnë stadiumet në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku eventual.

“Nëse do të paraqitet ndonjë problem eventual, do të detyrohemi që t’i mbyllim dyert për tifozët. Edhe pse shumë nga tifozët do të jenë të mërzitur me këtë vendim, kjo do të jetë në të mirën e tyre pasi që do ndjeheshin më të sigurt”, ka deklaruar Kallen.

Ai gjithashtu theksoi se deri më tani nuk është paraqitur asnjë rrezik, mirëpo në të ardhmen nuk i dihet.