Estonia – Kosova, rezultati është dëshpërues

312

Edhe pse ishte në epërsi për 30 minuta, Kosova është dorëzuar në çerekun e fundit dhe ndeshja ka përfunduar me fitoren e Estonisë me rezultat 74:64.

Pas 3 çerekëve shumë të mirë, lodhja fizike në periudhën e fundit ishte një ndër arsyet e humbjes në ndeshjen e sotme.

Në këtë takim koshashënuesi më i dalluar ishte amerikani, Justin Dolleman, me 17 pikë i ndihmuar edhe nga Jaren Sina me 15 pikë dhe Dardan Berisha me 13.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës nga Estonia. /Gazeta Sheshi/