Eshte mbyllur rruga per Shkup

170

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi bën të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, sërish është mbyllur rruga në Grykë të Kaçanikut.

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në këto momente është mbyllur për qarkullim rruga nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës me gabiona), transmeton Koha.net.

Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.

Për çdo detaj do të informoheni me kohë, përfundon njoftimi i Ministrisë.