Është futbollisti më i urryer, tifozët kundërshtarë godasin me monedha lojtarin serb

1724

Në ndeshjen PSV-Ajax e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas penalltisë së saktë të Dusan Tadic që barazoi shifrat një 1-1 në minutën e 90+2’, mbrojtësi i PSV-së provokoi sulmuesin serb të “harkëtarëve” teksa për pak sa nuk degjeneroi në dhunë pas provokimeve të Dumfries.

Tadic është lojtari më i urryer nga krahu i PSV-së teksa pas ndeshjes tifozët kundërshtarë e pritën jashtë stadiumi për ta goditur me monedha pranë autobusit të skuadrës së tij.