Erling Haaland kushton rreth 200 milionë euro

99

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të shesë Erling Haaland këtë verë, që do të thotë se çdo përpjekje për të ndryshuar mendimin e tyre do të duhet të përfshijë shifra shkatërruese të tregut.

Numri që mund ta tundojë klubin gjerman në tavolinë është 180 milion euro plus shtesa, që i bie të jetë afër 200 milion euro.

Dortmundi ka përsëritur në mënyrë aktive se Haaland nuk është në shitje dhe lojtari ka qenë i heshtur në lidhje me të ardhmen e tij, duke e lënë agjentin e tij Mino Raiola të jetë ai që merr vendime për të.

Vlen të përmendet se agjenti gjithashtu ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Joan Laporta dhe Ramon Planes në Barcelona.