Erjon Kastrati, “MVP” i Ligës Unike

88

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet finale në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike.

Rahoveci mposhti Goga Basketin në ndeshjen për vendin e tretë, teksa Ylli mposhti Pejën në finale dhe u shpall kampion.

Përveç medaljeve dhe trofeut, gjithashtu sonte u nda edhe çmimi “MVP” për lojtarin më të dalluar.

Ky çmim u fitua nga basketbollisti i Yllit, Erjon Kastrati, i cili në finale luajti me 21 pikë, 5 kërcime, 1 asist dhe 1 top të vjedhur.