Eriksen: “Ndihem mirë, faleminderit të gjithëve”

196

Christian Eriksen ka folur pët herë të parë që prej se e pësoi një arrest kardiak.

Ajo që i ndodhi Eriksenit gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020, tronditi gjithë botën e futbollit.

Mesfushori i interit qëndroi në fushë për 15 minuta, ku edhe u shpëtua nga ekipi mjekësor i kombëtares daneze, që përdori defibilator për ta kthyer në jetë.

Ai më pas u dërgua në spital ku edhe u këndell, dhe gjendja e tij është përmirësuar dukshëm.

29-vjeçari i falënderoi tifozët dhe u zotua se do të luftojë për t’u rikthyer, në një intervistë të publikuar në Gazetta dello Sport.

“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dëshiroj ta kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Eriksen për Gazzetta dello Sport.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, shtoi ai.