Eric Bailly imitoi Lionel Messin, ja lëvizja e tij në duel me Romën

295

Manchester United është kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës duke e mposhtur Romën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 8-5.

Kjo ka mjaftuar që ta rezervojnë një vend në Gdansk, ku do të përballen me Villarrealin.

Dyshja në qendrën e mbrojtjes të United ishin Eric Bailly dhe Harry Maguire.

Bailly është një tifoz i preferuar të United për shkak të stilit të tij të lojës, pasi shpesh ai është me të vërtetë i paparashikueshëm dhe shpesh i bën tifozët e futbollit të qeshin.

Dhe prodhoi një moment të tillë komik edhe në pjesën e parë kundër Romës.

27-vjeçari mori topin afër zonës së tij, duke dribluar dhe ecur para.  Bailly në disa momente dukej sikurse Lionel Messin me ecjen e tij me tok, duke arritur deri te zona e Romës.

Edhe pse ai kishte shokë të ekipit hapur në të dy krahët pasimi i tij ishte shumë i dobët.

Një moment komik që nuk ka lënë pa u vënë re nga fansat.