Enis Zabërgja me skuadër të re

440

Pak ditë pas ndarjes me Hajvalinë, Enis Zabërgja është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i rrezikshëm ka arritur marrëveshje me Trepçën.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Sheshi, të cilat konfirmojnë se gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizohet transferi më i ri, njëkohësisht më i madhi i “Xehetarëve” gjatë kësaj vere.

Madje, drejtori i klubit, Avni Haxhiu ka postuar një foto me Zabërgjën, duke lënë të kuptohet se vushtrriasi edicionin e ri do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit mitrovicas.

Ndryshe, Trepça është skuadra e vetme që ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit, pasi marrëveshja me Rafet Prekazin për vazhdimin e bashkëpunimit nuk u realizua.

Mirëpo, drejtori sportiv, i cili aktualisht është duke e luajtur edhe rolin e trajnerit, Fidaim Haxhiu ka pohuar se do të tentojnë sërish që të arrijnë një marrëveshje të re me Prekazin.

Fotografia e Avni Haxhiu