Emocionuese: Kështu i fton Bunjaku yjet në Përfaqësuesen e Kosovës

195

Ai u ka dërguar një mesazh jashtëzakonisht të fuqishëm tek të gjithë futbollistët kosovarë.

Bunjaku ka përdorur poezinë e jashtëzakonshme “Unë, Biri Yt, Kosovë”, të të madhit Ali Podrimja, e cila në pak rreshat ngërthenë më shumë sesa që mund të thuhej në një libër të tërë.

“Unë, Biri Yt, Kosovë

Unë biri yt Kosovë t’ i njoh dëshirat e heshtura,

t’ i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t’ i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t’ i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara,

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve t’ pagjumta

e të shpërthej do si vullkan:-

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë

Unë biri yt.

“Trego se Ti je biri i Kosovës që do t’ ia zgjosh ëndërrat e fjetura me shekujt, t’ ia zgjosh gëzimët e munguara nga vdjeket e vuajtjet. E di se edhe ty të vlon gjaku në gji, sepse shumë netë ke mbetur pa fjetur! Por tash mund të shpërtesh si vullkan, sepse ti je bir Kosove!

Shokët tu tjerë e bënë më herët, sot është radha yt! Bashkohu me ta, lartësoje vetën, nderoje Kosovën!

Sot është koha, nesër mund të bëhët vonë”, thuhet në fund të letrës së Albert Bunjakut.