Emir Sahiti te Hajduk Split deri në vitin 2025

249

Futbollisti shqiptar Emir Sahiti ka vazhduar kontratën me Hajduk Split edhe për katër vite të tjera.

Të mërkurën futbollisti u prezantua me numrin 77 derisa arritja e marrëveshjes u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e klubit kroat.

Mesfushori ofanziv do të jetë pjesë e ekipit të Hajdukut që do të përgatitet për sezonin e ri në Slloveni.

Sezonin që sapo përfundojë 22 vjeçari ka realizuar 7 gola për Shibenikun ku ishte huazuar nga klubi i Hajdukut . Gjithashtu Sahiti u zgjodh lojtari më i mirë i ri në kampionatin kroat.