Elton John, i pasionuar pas Watford-it

135

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka përgëzuar skuadrën e Watford për kualifikimin në fazën e gjysmëfinales të Kupës FA, skuadrës në të cilën për disa vite ushtroi edhe postin e presidentit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Jam shumë krenar me skuadrën time, me trajnerin dhe familjen Pozzo (Pronar aktual të klubit)”, ka shkruar John në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram.

John i emocionuar me këtë sukses të skuadrës së Watford ka vazhduar shkrimin e tij:

“Ditë shumë e madhe për tifozët dhe qytetin. Kemi një mundësi të madhe para vetës për të shkuar në finale. E dua këtë klub. Jam shumë i emocionuar!”.

/Gazeta Sheshi/