Ekzkluzive: Galatasaray përjashtohet për një vit nga Europa

165

Klubi nga Stambolli nuk do të ketë mundësinë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo edhe Ligën e Europës, për sezonin e rradhës, pasi që është suspenduar nga UEFA, për shkak të fair play-t financiar.

Gjithashtu, në dy sezonet e ardhshme, klubi nga Stambolli do t’i nënshtrohet reduktimit të shpenzimeve për pagat e lojtarëve.

Prej muajit Janar, UEFA kishte njoftuar se klubi më i madh turk, që ka fituar 50 trofe, mes të cilëve 20 tituj kampionë, nuk kishte respektuar rregullat që disiplinojnë nivelin e lejuar të humbjeve financiare. Prej atij momenti iu hap rruga ndëshkimit të Galatasarayt, që me vendin e pestë në renditjen aktuale në kampionat është jashtë kupave të Europës.