Ekspedita e Prishtinës rezulton negativ pas testimeve të fundit

150

Ekspedita e Prishtinës, është testuar për Covid-19 para ndeshjes ndaj Folgores në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Në taborin bardhekaltër të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ dhe do të jenë të gatshëm për përballjen e parë.

Ekipi kryeqytetas nga ora 20:00 do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Përballja e Prishtinës me Folgoren, do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan.

/Gazeta Sheshi/