EKSKLUZIVE: Ulpiana në gjumë të thellë, lojtarët nuk marrin rroga që dy muaj

519

Klubi Futbollistik “Ulpiana” nga Lipjani sezonin e ardhshëm garat do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubet tjera kanë filluar përgatitjet që të jenë sa më të gatshëm për sezonin e ri, teksa skuadra nga Lipjani siç duket është në gjumë të thellë.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht nga burimet se krerët e klubit nuk janë bërë të “gjallë” që nga ndeshja e fundit në Ligën e Parë kundër Ramiz Sadikut.

Gjithashtu mësohet se futbollistët kanë mbetur pa paga që dy muaj (Prill dhe Maj), por edhe nuk kanë marrë asnjë premio për inkuadrimin në Superligë.

Burimet bëjnë të ditur se e ardhmja e lojtarëve të Ulpianës është në pikëpyetje pasi që askush nuk i ka kontaktuar.

Kujtojmë që KF Ulpiana deri më tani nuk ka kryer asnjë transferim dhe nuk ka biseduar me asnjë lojtarë që e kanë mbajt barrën kryesore sezonin e fundit.

/Gazeta Sheshi/