Ekskluzive! Talenti pejan i bashkohet Marseille (Foto)

238

Gent Dinaj ka kompletuar transferimin në Marseille prej skuadrës së Dijonit.

Sulmuesi shqiptar, Dinaj edhe zyrtarisht i është bashkuar radhëve të skuadrës së famshme franceze, ku ka qenë kapiten Lorik Cana.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me ekipin e parë të Marseille.

Futbollisti 18-vjeçar në një prononcim për Telegrafin ka pohuar se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe ka premtuar se do të jep maksimumin.

“Jam i lumtur që kam kaluar në Marseille. Do të mundohem të jap maksimumin për ekipin. Dua të fitoj trofe me skuadrën ku ka luajtur edhe Lorik Cana”, tha shkurt për Telegrafin, Dinaj, i cili te gjiganti francez do të bart numrin dhjetë.

Kujtojmë se lojtari pejan është pjesë e përfaqësueses së U-19 të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për grupmoshat e skuadrës së PSG-së.

marsa