EKSKLUZIVE: Smakiqi do t’i qëndroj besnik Feronikelit edhe sezonin e ardhshëm

633

Klubi Futbollistik “Feronikeli” siç duket është duke pasur probleme të mëdha financiare.

Klubit nga Drenasi i janë larguar shumë futbollistë të cilëve iu skadonte kontrata, por edhe kërkonin fletë-lëshimin.

Gazeta “Sheshi” mëson se portieri, Florian Smakiqi, edhe pse kishte pasur oferta të shumta, ai ka vendosur që edhe sezonin tjetër t’i qëndroj besnik ekipit.

Kujtojmë që kryesia e ‘Niklit’ i kanë dhënë ‘dritën jeshile’ edhe futbollistëve të cilët kanë kontratë të largohen nga klubi nëse ata dëshirojnë.

/Gazeta Sheshi/