EKSKLUZIVE: Pikat e rendit të ditës nga Kuvendi i Punës që pritet ta mbajë FFK

675

Federata e Futbollit e Kosovës pritet ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës pas më shumë se dy vitesh. Institucioni më i lartë i futbollit në vend ka vendosur që më tetë prill ta mbajë kuvendin e shumëpritur nga klubet sportive në vend, por i ka penalizuar ato për ta ndjekur online atë, duke u arsyetuar në masat e reja për “Covid019” të vendosura së fundmi nga Qeveria a Kosovës.

Megjithatë, ky kuvend pritet që të mbahet online, ani pse shumë klube nuk janë pajtuar për një formë të tillë dhe kishin kërkuar që të shtyhet. Gazeta “Sheshi” ka siguruar ekskluzivisht pikat e rendit të ditës që priten të mbahen në këtë kuvend.

Por, ajo që bie në sy është pika e rendit të dytë, ku kërkohet aprovimi i Kuvendit Zgjedhor të datës 27 janar të vitit 2020. Në fakt në këtë datë ishin zgjedhur anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv, mirëpo nëse shohim statutin e vetë këtij institucioni thuhet se nuk ka Kuvend Zgjedhor për anëtarë të KE, por vetëm Kuvend të Rregullt të Punës, Kuvend Zgjedhor për kryetar të FFK-së dhe Kuvend të Jashtëzakonshëm.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe pikat e rendit të ditës, të cilat do t’i kenë delegatët e këtij kuvendi, i cili për herë të parë pritet të zhvillohet online:

Pikat e tjera të rendit të ditës priten që të jenë formale, përveçse miratimit të raportit financiar për vitin 2020.

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.

/Gazeta Sheshi/