EKSKLUZIVE: Llapi pritet të “bombardoj” duke transferuar futbollistin e njohur

3628
Foto: Shpend Ahmeti

Klubi Futbollstik “Llapi” është duke punuar maksimalisht që të përgatitet për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina orë më parë ka zyrtarizuar futbollistin nga Shqipëria, Jurgen Peqini.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se llapjanët janë afër marrëveshjes me ish-futbollistin e Feronikelit, Adem Maliqi.

Maliqi shumë shpejtë pritët të prezantohet në “Zahir Pajaziti”.

Sulmuesi anësor me skuadrën e “Niklit” ka zhvilluar 33 paraqitje ku ka realizuar 4 gola.

Kujtojmë që Maliqi ka mbrojtur ngjyrat e Ferizajt dhe Flamurtarit.

/Gazeta Sheshi/