EKSKLUZIVE: Ky pritet të jetë kryetrajneri i ri i KF Vitisë

2538

Klubet futbollistike në Kosovë janë duke vazhduar përgatitjet për stinorin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Edhe tek skuadra e Ligës së Parë, KF Vitia, pritet të ketë ndryshime në shtabin teknik.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit janë afër marrëveshjes me trajnerin e ri, Trimnor Hasani.

Hasani ka qenë pjesë e shtabit teknik tek skuadra e Ramiz Sadikut për rreth 3 vite e gjysmë, kurse më herët ishte pjesë e KEK-ut për gjashtë muaj.

Klubi i ka filluar stërvitjet ditën sotme dhe ne do t’ju mbajmë të informuar rreth zhvillimeve të fundit tek klubi nga Anamorava.

/Gazeta Sheshi/