EKSKLUZIVE: Ish-futbollisti i Gjilanit afër marrëveshjes me skuadrën e njohur

1995

Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin kosovar.

Drin Govori ditë më parë kishte lajmëruar se i ka ndarë rrugët me skuadrën e SC Gjilanit.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i majtë është afër marrëveshjes me skuadrën mitrovicase, Trepça ’89.

Trepça ’89 sezonin e ri garat do t’i zhvilloje në një kategori më poshtë pasi që këtë sezon nuk arriti të qëndroj në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që Govori ka qenë pjesë e Dritës, KEK-ut, Gjilanit, 2 Korrikut dhe gjithashtu karrierë ka bërë edhe tek Skënderbeu në Shqipëri.

/Gazeta Sheshi/