EKSKLUZIVE: Hyseni pritet të largohet nga Arbëria, klubi i madh kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit

1365
Ergon Hyseni në takimin ndërmjet Drenicës dhe Arbërisë

Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin kosovar.

Qendërmbrojtësi, Ergon Hyseni, së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Klubit Futbollistik “Arbëria”.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se futbollisti është afër marrëveshjes me skuadrën e Ferizajt e cila është mjaftë aktive në këtë afat kalimtar pas riorgaizimit të klubit.

Hyseni ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Arbërisë në sezonin që e lamë pas në Superligën e Kosovës në futboll.

Kujtojmë që Hyseni ka mbrojtur edhe me parë ngjyrat e Ferizajt ku ishte edhe kapiten i skuadrës, gjithashtu karrierë ka bërë edhe tek Gjilani dhe Vitia.

/Gazeta Sheshi/