Ekskluzive: Gjilani transferon një super mbrojtës

883

Armend Thaqi pritet të jetë ardhja më e fundit në skuadrën e Gjilanit. Mbrojtësi i djathtë që ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës sezonin e fundit, pritet të forcojë organikën e Arbnor Morinës që vuante për një futbollist të kësaj pozite, shkruan Gazeta Sheshi.

Thaqi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, derisa mësohet se nuk do të jetë përforcimi i fundit në kampin gjilanas që këtë sezonë pritet të jetë njëra ndër skuadrat konkurente që do luftojë në dy frontet, kampionatin dhe kupën e vendit.

Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë nga ana e dy palëve.

/Gazeta Sheshi/