Ekskluzive: Gjilani transferon Blakçorrin

739

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është punë e kryer. Gjilani ka arritur marrëveshje për futbollistin e krahut të majtë Ilir Blakçorri, duke mbuluar kështu hapsirën e lënë bosh nga Arbër Shala i larguar drejt Laçit në Shqipëri, shkruan Gazeta Sheshi.

Burime të Gazetës brenda klubit gjilanas mësojnë se zyratizimi pritet të ndodh brenda pak orëve, derisa skuadra kuq e bardh pritet ta prezantojë Blakçorrin para tifozëve të vet të zjarrtë “Skifterat”.

Ky do të jetë një rikthim i Blakçorrit tek skuadra e Gjilanit, me ç’rast futbollisti llapjan ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi edhe në sezonin 2013/14, derisa ekipi gjilanas luante në Ligën e Parë.

/Gazeta Sheshi/