EKSKLUZIVE: Gjilani “bombardon”, arrin marrëveshje me sulmuesin e njohur

5151

Sport Club “Gjilani” është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, ku klubi në krye me kryetrajnerin Ismet Munishin kanë shpallur kandidaturën për titullin kampion.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se skuadra “kuqeebardhe” ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Elton Cale.

Cale është futbollist i njohu pasi që ka luajtur për shumë skuadra shqiptare, ku së fundmi ka qenë pjesë e Tiranës.

Për shërbimet e futbollistit kanë shprehur shumë skuadra në Superioren shqiptare, por që Gjilani në fund ia doli t’i siguroj shërbimet e tij.

Futbollisti 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi. Gjithashtu, Cale ka karrierë të pasur pasi që ka luajtur në shumë vende të botës duke nisur nga Brazili, Portugalia, Rusia dhe Greqia.

Kujtojmë që ditë më parë “Zëri” kishte raportuar se klubi nga anamorava po interesohet për futbollistin brazilian.

/Gazeta Sheshi/