EKSKLUZIVE: Edhe 4 futbollistë largohen nga Llapi

3110

Klubi Futbollistik “Llapi”dje ka njoftuar se kapiteni Mentor Zhdrella dhe Ahmet Haliti janë larguar përfundimisht nga klubi.

Por vala e largimeve tek Llapi nuk ka të ndalur. Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se Llapi i ka ndarë rrugët edhe me katër futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Liridon Lecin, Anthony Monin, Giacomo Nava dhe Amir Hossari.

Foto: Shpend Ahmeti

“Sheshi” mëson se klubi tek disa futbollistë ka kërkuar ulje të pagave dhe tek disa tjerë nuk ka llogaritë për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu nga mediat është raportuar se edhe sulmuesi, Ahmed Januzi, nuk do jetë pjesë e llapjanëve për sezonin e ardhshëm.

/Gazeta Sheshi/