Ekipi shqiptar i Malit të Zi afër kualifikimit në gara evropiane!

590

Skuadra shqiptare nga Tuzi, FK Deçiq është fare pranë realizimit të objektivave madhor në histori të klubit, derisa tashmë veçse kanë filluar të e ëndërrojnë atë.

Pavarësisht formës jo të mirë në xhirot e fundit dhe sidomos barazimit në shtëpi ndaj Iskras (0-0), skuadra e Edis Mulalic vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 46 pikë, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubi i shqiptarëve nga Tuzi është gjithashtu edhe në gjysmëfinalen e Kupës në Mal të Zi dhe për herë të parë që nga viti 1926, kur u themelua klubi është gati për të shënuar ëndrrën e madhe.

Gjithsesi mbeten edhe shtatë ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, ndërkohë që skuadra e Deçiq duhet të ruaj epërsinë prej pesë pikëve.

Renditja tabelare aktuale në kampionatin malazez:


Golashënuesi më i mirë i skuadrës shqiptare është Kristijan Vulaj me 10 gola.

Kujtojmë që Deçiq këtë edicion u inkuadrua në Superligë nga Liga e Parë.

/Gazeta Sheshi/