Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ulpianës

1177

Klubi i Ulpianës nga qyteti i Lipjanit do të bëj gara sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Ata në sezonin e ri do të udhëhiqen nga trajneri shqiptar, Edlir Tetova. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vet Tetova i cili tha se prezantimi i tij do të bëhet në ditët në vijim.

Ulpiana arriti të shpallej kampion në grupin e saj në Ligën e Parë. Trajner i Ulpianës sezonin e kaluar ishte Fadil Ademi.

Tetova është 28 vjeçar dhe në të kaluarën ka punuar si ndihmëstrajner te Skendërbeu, Kukësi dhe Tirana.