Edhe kjo ndodh: Prifti ‘mallkon’ Higuainin pas largimit nga Napoli! (Foto)

167

Gonzalo Higuain nuk po i shpëton kritikave të askujt pas transferimit nga Napoli për te Juventus, me tifozët që po protestojnë, dhe tani edhe një prift dënoi vendimin e sulmuesit.

Lojtari argjentinas, i cili shënoi 36 gola gjatë sezonit të kaluar, do të shkojë te Juventus për 94 milionë euro.

gius

Gjithsesi, një prift ka folur nga altari në qytezën napolitane të Agerola për të dënuar lakminë e tij për para.

“Napolitanët janë shumë të mërzitur nga shitja e Higuainit, por do të sfidoja këdo prej jush të refuzonte gjithë atë para që iu ofruan. Por, Zoti i mallkon lakmitarët e botës”, thotë prifti Don Giuseppe Milo gjatë një martese të mbajtur në San Paolo, shkruan tuttonapoli.net.

“Por dëgjoni, më lejoni t’ju hap sytë, a është interesi i lëvizjes i bazuar te qejfi? Djaloshi i gjorë mori një propozim të madh dhe e pranoi, ky është mentaliteti njerëzor. Zoti, gjithsesi, nuk mendon kështu.”