Edhe City në epërsi (Video)

117

Manchester City ka kaluar në epërsi kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ishte belgu Kevin De Bruyne që shënoi një gol fantastik me një goditje nga largësia (76’).

Kujtojmë që në pjesën e parë, Sergio Aguero dështoi të realizonte nga penaltia.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Parc de Princes ka përfunduar me rezultat 2-2, ashtu që PSG duhet t’i shënojë dy gola për t’u kualifikuar.