Edhe Akil Gjakova eliminohet nga kampionati evropian

272

Aventura e Akil Gjakovës në Kampionati Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë, ka përfunduar herët.

Ai është eliminuar qysh në rrethin e parë, në kategorinë 66 kilogramë, pasi u mund nga italiani, Fabio Basile.

Ndërsa, edhe Distria Krasniqi është eliminuar qysh në rrethin e parë, në kategorinë 52 kilogramë, pasi u mund nga spanjollja, Laura Gomez.

Kurse, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi kanë kaluar në xhiron e dytë, pasi në rrethin e parë e kanë kaluar me sukses.