E rrallë, u shpëtoi tre akteve terroriste

110

Me dhjetëra viktima humbën jetën në aktet terroriste të Belgjikës, por ka edhe prej atyre fatlumëve që kanë shpëtuar në tre raste të ndryshme. Bëhet fjalë për Meison Uellsi.

19-vjeçar, që është misionar i Kishës mormone, ka qenë në aeroportin e Brukselit gjatë shpërthimeve të martën. Ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe djegie në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën. Në fakt, nuk e ka për herë të parë që përjeton situata të tilla.

“Im bir është gjallë falë Zotit! Ai ka qenë shumë pranë shpërthimeve në Paris, në muajin nëntor të vitit 2015, por nuk pësoi dëmtime. Gjithashtu ka qenë shumë pranë edhe në vendin e shpërthimit të Maratonës së Bostonit”, deklaroi i ati i tij.