E pamundur, 100 milionë euro në sezon për Ibran

151

Zlatan Ibrahimovic në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, pasi kontrata aktuale e tij me PSG është në vitin e fundit.

Për të kanë ardhur shumë oferta nga skuadra të mëdha evropiane, por edhe nga Superliga e Kinës, e cila është duke u përforcuar shumë viteve të fundit.

Le10Sport shkruan se, Ibrahimovic ka pranuar një ofertë prej 100 milionë eurosh në sezon nga një skuadër e Kinës.

Ende nuk dihet nëse Ibra do ta pranojë apo jo, por kjo është kontrata më e madhe ndonjëherë në histori të futbollit.