E pabesueshme: Vdes tifozi i Leicesterit duke e pritur titullin

119

Tony Skeffington është ndarë nga jeta duke bërë atë që i pëlqente më shumë në botë, pas gruas Donna. Ai i ka thënë lamtumirë botës duke parë një ndeshje të Leicester në televizor. Tifozi 51-vjeçar nga Adelaide (Australi), nuk ia ka dalë mbanë.

Historia e tij e pabesueshme ka mallëngjyer një botë të tërë dhe ka konfirmuar se vullneti për të mbijetuar është, në disa raste, më i fortë se një diagnozë e pamëshirshme: në fund kanceri ka fituar, por për më shumë se një vit Tony ka arritur ta mposhtë dhe të qëndrojë në jetë, duke u kapur me të gjitha forcat e tij tek ekipi i Leicester që, nga ana tjetër e botës, po luftonte për të mos rënë nga kategoria. Dhe duke përvetësuar atë vendosmëri që i ka lejuar “Dhelprave” të shpëtojnë dhe, një vit më pas, të luftojnë për titullin, zoti Skeffingotn ka shkuar një hap larg fundit të bukur: që për të ishte të shikonte Leciester kampion në Premier League.

Do t’i kishin mjaftuar akoma edhe katër javë (ironia e fatit, ato katër javë që mjekët i kishin dhënë atij në mars të 2015-ës) për të kurorëzuar ëndrrën.

“Por Tony ka vdekur gjithsesi i lumtur, duke parë ndeshjen i rrethuar nga familja e tij, me shallin e Leciester në qafë, – ka treguar gruaja e tij për ‘The Sun”, përcjellë Telesport. al.. – Bashkëshorti im ka përdorur ato pak energji që i kishin mbetur për atë ndeshje të fundit, madje ka gjetur forcën për të komentuar me fëmijët vendimet e arbitrit, edhe pse nuk kishte pothuajse më zë, dhe është ngritur nga karrigia kur Vardy ka shënuar, duke befasuar të gjithë. Pasi e ka ndjekur Leciester për një jetë të tërë, jam e sigurt se do të vazhdoj ta bëjë këtë edhe nga atje lart”.