E pabesueshme: Skuadra franceze ndërron emrin

426

Si mund të transformohet një klub modest në një klub fitues? Ka disa rrugë: mund të shpresojë te mrekullia e Lesterit në Premier Ligën angleze, mund të shpresojë që ta blejnë sheikët, kinezët, rusët a kushdo që i ka milionat pa fund, ose mund të ndërrojë… emër!

Këtë të fundit mendon Tuluza si rrugën drejt suksesit, sepse klubi francez në rrjetet sociale nuk e quan më veten Tuluzë FC, por TOWIN FC. Ndryshimi i emrit nuk është zyrtar, por vetë Tuluza do ta quajë veten me emrin e ri, që në anglisht përkthehet “Për të fituar FC”. Fundja, Tuluza në pranverë e bëri një mrekulli, duke arritur një mbijetesë të pamundur, ndaj pse të mos tentojë të bëhet si Lester Siti, thjesht duke e quajtur veten me emër fitues?

touluse