E pabesueshme: Skautët e Arsenal-it e kanë ndjekur mbi 30 ndeshje Granit Xhakën

181

Raportimet e fundit nga ishulli tashmë e quajnë punë të kryer, kalimin e Granit Xhakës nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali. Megjithëse kanë mbetur edhe disa detaje për tu dakorduar, mësohet se skautët e skuadrës londineze e kishin ndjekur mesfushorin shqiptar mbi më shumë se 30 ndeshje, transmeton Gazeta Sheshi.

Arsene Wenger kishte dërguar menaxherët e tij ta ndjekin nga afër mesfushorin shqiptar dhe pas raportimit të tyre, francezi tashmë ka dhënë dritën jeshile për transferimin e 23-vjeçarit.

LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 19:  Arsenal manager Arsene Wenger looks on during the Barclays Premier League match between Everton and Arsenal at Goodison Park on March 19, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Ian MacNicol/Getty images)
LIVERPOOL, ENGLAND – MARCH 19: Arsenal manager Arsene Wenger looks on during the Barclays Premier League match between Everton and Arsenal at Goodison Park on March 19, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Ian MacNicol/Getty images)

Siç raporton Mirror, topçinjtë do të ofrojnë 30 milionë funte për kartonin e Xhakës. Me largimin e Mathieu Flamini, Tomas Rosicky dhe Mikel Arteta, futbollisti nga Prishtina do ketë hapsirë të mjaftueshme në mesin e fushës, madje shihet si një titullar i padiskutueshëm.

/Gazeta Sheshi/