E pabesueshme: Simeone kërkon hedhjen e topave në fushë (VIDEO)

148

Diego Simeone, trajner i skuadrës së Atletico Madrid-it është përjashtuar në sfidën e së shtunës përballë Malaga-s, me pretekstin se ka urdhëruar mbledhësit e topave të hedhin në fushë topa në momentin kur skuadra udhëtuese ndodhet në aksion, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Megjithatë tekniku i madrilienëve e ka mohur të ketë bërë një gjë të tillë, dhe se ky veprim i fëmijëve prapa fushës ka qenë i papritur edhe nga ai.

Kjo nuk i ka shpëtuar gjyqtarit të njohur spanjoll Matehu Lahoz që ka urdhëruar Simeonen të shikojë ndeshjen nga tribunat. Sidoqoftë Atletico Madrid fitoi ndeshjen minimalisht 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga zëvendësuesi Correa.

/Gazeta Sheshi/