E pabesueshme: Shqipëria shënon në fund ndaj Maqedonisë dhe fiton ndeshjen

213

Është sërish ai. Bekim Balaj rikthehet të bëjë heroin tek kombëtarja shqiptare duke realizuar gol vendimtar për tre pikët e para në këtë eleminatorie. Sulmuesi shtatëlartë ka realizuar gol me kokë në minutën e 89-të në duel me Maqedoninë, në vazhdimin e 15 minutave të mbetura të ndeshjes së mbrëmshme, shkruan Goalshqip.com.

Kujtojmë që ndeshja ishte ndërprerë mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, derisa rezultati ishte i barabartë 1-1, me golat e realizuar nga Sadiku dhe Aliovski.

Tani Shqipëria merr tre pikët e para në grup së bashku me Italinë dhe Spanjën.

https://www.dailymotion.com/video/x4s43ux_bekim-balaj-goal-hd-albania-2-1-macedonia-06-09-2016-hd_sport

/Gazeta Sheshi/