E pabesueshme: Ja çfarë bëjnë tifozët e Realit për ti ndaluar futbollistët e tyre (VIDEO)

147

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Valdebebas teksa lojtarët kanë dalë nga kompleksi stërvitor. Jashtë ambienteve të kompleksit, apo më saktë, rrugës që të dërgon në Valdebebas, disa tifozë ishin organizuar në një mënyrë më ndryshe duke krijuar një mur të gjallë për të ndaluar makinat e lojtarëve për të bërë një foto me ta apo për të marrë një autograf të tyre.

E gjitha kjo pasi që lojtarët së fundmi tentonin të evitonin sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet me tifozët që prisnin në këtë mënyrë në rrugë.

Për më tepër, ndiqeni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=2yJb7EQ6jOc