E pabesueshme: Gjyqtari godet futbollistin në Maqeoni (Video)

135

Jemi mësuar të shohim gjithçka në terrenet tona sportive, pastaj kemi parë shumë ndodhi interesante edhe tek fqinjët, por e rrallë është kur të shofsh gjyqtarin duke rrahur lojtarin, e kjo ka ndodhur në ndeshjen e sotme të Ligës së Dytë të Maqedonisë, në mes skuadrave të Kozhuvit dhe Teteksit.

Kishte mbetur i zhgënjyer nga referimi i gjyqtarit të ndeshjes futbollisti vendas Tomçe Janev, i cili kishte një zënkë verbale me gjyqtarin Kire Angellovski. Ky i fundit duke mos arritur që ti përballoj ofendimeve, e ka sulmuar fizikisht futbollistin duke e goditur me grushte, por kanë intervenuar futbollistët e tjerë dhe kolegët gjyqtarë të tij dhe nuk kishte ardhur deri te ndonjë incident më i madh, transmeton mediumi Portalb.

Për të parë më shumë, ju sjellim videon në vazhdim, ndërsa tani fjalën kryesore do të ketë komisioni disiplinor pranë FFM-së.