E konfirmuar: Domgjoni e Toma nuk vijnë te Kosova për ndeshjet e marsit

252

Kosova do të nisë kampanjën kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Përfaqësuesja “dardane” ndodhet në grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Tashmë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e para të këtij cikli, ndërkohë që pritet të ketë risi në listën e selektorit Challandes, por jo edhe ardhjet e Toni Domgjonit dhe Bastien Tomës, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-ndihmësi i Challandes, Muharrem Sahiti, i cili tashmë e ushtron postin e drejtorit të përfaqësueses e ka konfirmuar një informacion të tillë.

“Jo, nuk e besoj që ata (Toni Domgjoni, Bastien Toma) do të vijnë për ndeshjet e muajit mars. Çështja me këta futbollistë është më ndryshe edhe pse kemi biseduar me dy futbollistët. Fati ynë i madh është që elektori ynë vjen nga vendi ku luajnë dy futbollistët. Selektori është në kontakt të vazhdueshëm me gjithë futbollistët të cilët luajnë në Zvicër dhe jashtë Zvicrës. Gjithë stafi i federatës është duke bërë të pamundurën për t’i sjellë këta futbollistë dhe vendimi u përket tashmë atyre”,ka deklaruar Sahiti në Kanal “10”.

/Gazeta Sheshi/

Konfirmohen risitë në Përfaqësuesen e Kosovës për muajin mars