E konfirmon UEFA, finalja e Ligës së Evropës zhvillohet me tifozë

132

UEFA e ka konfirmuar se finalja e madhe e Ligës së Evropës, do të zhvillohet me tifozë.

Në finalen që do të mbahet në stadiumin “Gdansk” te Polonisë, do të jenë të pranishëm 25% e kapacitet të stadiumit apo 9 mijë e 500 shikues, shkruan Gazetasheshi.com.

Shtëpia e madhe e futbollit ka ndarë tashme edhe numrin e biletave për tifozët e finalistëve, ku do t’i takojnë secilës nga 2000 mijë tifozë. Ndërsa rreth 3 mijë e 500 do t’i ndahen komitetit organizues, UEFA-s dhe disa partnerë të tjerë.

Manchester United është me një këmbë në finale, pasi në “Old Trafford” ndeshjen e parë ndaj Romës e ka fituar me rezultat të thellë 6:2. Ndërsa skuadra tjetër angleze, Arsenal në takimin e parë ka humbur në transfertë ndaj Villarreal me rezutat 2:1.

Emrat e finalistëve do të mësohen ditën e enjte.

/GazetaSheshi/