E ëma paguan dy burra për ta kidnapuar të bijën

158

Gruaja me pseudonimin Raye Johnson, në një rrëfim për “The Guardian”, ka treguar se si kishte paguar dy burra për ta kidnapuar vajzën e saj 17 vjeçare , pasi ajo kishte filluar të rebelohet dhe të devijojë rrugëve të këqija.

Pasi ajo dhe 2 fëmijët e saj janë shpërngulur për të filluar një jetë të re, pas divorcit të Johansin nga bashkëshorti, vajza e saj kishte ndryshuar sjelljet. Ajo kishte filluar të shoqërohet me njerëzit e gabuar, të mos i kushtoj vëmendje mësimit, të përdorë drogë dhe kishte vendosur të lë shkollën për t’u bërë stiliste flokësh, transmeton KosovaPress.

Këto sjelle të saj nuk i kishte aprovuar e ëma e cila kishte vendosur ta dërgojë atë në një Qendër Korrektimi. Duke e ditur që ajo nuk do të shkonte me dëshirë, e ëma e saj e kishte droguar atë dhe kishte punësuar dy burra që ta kidnapojë dhe ta dërgojë në këtë qendër.

Pas disa muajsh, ajo kishte shkuar ta takojë të bijën me frikën se ajo nuk e ka falur për veprimet e saj. Mirëpo, vajza e saj e kishte përqafuar duke e falënderuar që nuk e ka lejuar të marrë vendime të gabuara.