E do Juventusi e Atletico, por tevez befason me klubin e ri

330

Sipas agjentit të sulmuesit, Carlos Tevez, do të nënshkruajë për Corinthians, por zbulon se edhe Juventus ka kërkuar të kthej sulmuesin argjentinas.

Kampioni i Italisë i lejoi Tevezit të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Boca Juniors, verën e kaluar, por duket se reprezentuesi argjentinas është kthyer në një nga ish-skuadra e tij.

“Natyrisht ne vetëm mund të themi se Carlos është një lojtar i Corinthians pas nënshkrimeve”, tha agjenti i tij, Kia Joorabchian, gazetarëve në Argjentinë.

“Ne jemi duke folur për një marrëveshje të bërë megjithatë, transferimi është bërë dhe vetëm mungojnë firmat në kontratë”

“Ka pasur oferta nga Juventus, Atletico Madrid dhe dy klubet angleze, por Carlos preferon që të kthehet në Brazil”, përfundoi agjenti i Tevezit.