E dashura e Verrattit tallet keq me Mullerin!

579

E dashura e Marco Verrati, Jessica Aidi, u tall me sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, pasi Paris Saint-Germain kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kur Bayern e mësoi kundërshtarin për çerekfinale, (PSG), Muller postoi një video në mediat sociale duke i thënë lamtumirë kampionëve të Ligue 1: “Au revoir.”

Pas eleminimit, e dashura e italianit Verratti, postoi një story në Instagram me videon e Muller.

“Më vjen keq, por jo shumë keq. Mirupafshim”, shkroi ajo.