E çuditshme: Brazili fton Rafinha Alcantaran!

139

Rafinha Alcantara ndodhet tashmë e shtatë muaj jashtë fushave të blerta, mirëpo për çudi ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i karaokeve, Carlos Dunga, për dy duelet e rradhës që Brazili i zhvillon për kualifikime në kampionatin botëror “Rusia 2018”, transmeton Gazeta Sheshi.

Mesfushori i Barcelonës kishte pësuar një lëndim të tmerrshëm gjatë duelit me Radja Nainggolanin e Romës, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, dhe që nga ajo kohë nuk ka shkelur më në tapetin jeshil.

Alcantara ka kohë që ka daklu në stërvitje me skuadrën azulgrana, mirëpo ende nuk është riaftësuar për të luajtur. Kjo përzgjedhje e selektorit Dunga është parë me mjaft skepticizëm nga analistët e futbollit brazilian.