E bujshme: “Terroristët donin të sulmonin Francën në Euro 2016”

130

Terroristët donin të godisnin sërish Francën, sërish Parisin, dhe do ta bënin dicka të tillë gjatë Europianit të futbollit që  nis në 10 qershor në Stade de France, pikërisht aty ku filluan sulmet e  13 nëntorit që shkaktuan vdekjen e 130 njerëzve, edhe mes rrugëve të kryeqytetit francez.

Terroristët e arrestuar ditët e fundit në Bruksel, më pas ndryshuan planet pasi  përforcimit të masave të sigurisë nga forcat e rendit dhe vendosën të godasin një objektiv që e kishin më të mundshëm, qytetin e tyre, kryeqytetin belg Brukselin.

Sipas të përditëshmes “Liberation” është ajo cka ka dalë në dritë nga marrja në pyetje e xhihadistit Mohamed Abrini i njohur si njeriu me kapele në atentatin në aeroportin e Brukselit.

Gjatë marrjes në pyetje Abrini ka shpjeguar se synimi fillestar i grupit të tij, në kontakte të ngushta me një kordinator të Isis, ishte që të hidheshin sërish në aksion gjatë Euro 2016. Rrëfim që hetuesit po përpiqen ta verifikojnëm, edhe pse një burim anonim i policisë franceze nuk duket kaq i surprizuar pasi bëri të ditur për “Liberacion”: ” Për ne nuk bëhet fjalë për ndonjë scoop. Forcat e rendit vazhdimisht përballen me skenare sulmesh dhe përpiqen të gjejnë meetodat për tu përballur me to”. Në Francë në 15 muajt e fundit janë evituar të paktën 12 atentate. Organizatorët e Uefa-s nuk kanë përjashtuar në rast të një shkalle shumë të lartë rreziku që ti luajnë ndeshjet me dyer të mbyllura.