E bujshme: Luke Shaw rikthehet në fund të sezonit

149

Lajme të mira në ditë të kqija po vijnë për skuadrën e Manchester United, pasi që pritet rikthimi i reprezentuesit anglez Luke Shaw në fund të sezonit, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Duke ju bazuar burimeve të prestigjiozes britaneze “The Telegraph”, stafi mjeksor i ka konfirmuar trajnerit holandez Louis van Gaal, se do ta ketë të gatshëm në fundin e sezonit, anësorin Shaw.

Luke Shaw ishte dëmtuar në muajin shtator, gjatë sfidës ndaj PSV në kuadër të Ligës së Kampionëve.

20 vjeçari tashmë ka filluar të bëjë planet për të udhëtuar me kombëtaren e albionëve në EURO 2016 në Francë.

/Gazeta Sheshi/