Dybala rrezikon ndeshjen me Milanin

157

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka stërvitur sot i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, duke e bërë atë shumë të dyshimtë për supersfidën, Milan – Juventus.

Argjentinasi nuk u paraqit në duelin e fundjavës ndaj Torinos, pasi kishte një lëndim muskulor dhe u mendua se do të riaftësohet për sfidën me “Rossonerët”, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet, transmeton Gazeta Sheshi.

Juve është duke kërkuar për të siguruar “Scudetton” e pestë me radhë  dhe sfidën ndaj Milanit do ta nisë me gjashtë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë, Napolit. Andaj, një fitore e “Zonjës së Vjetër” do të ishte shumë e rëndësishme.