Dy super derbi në pesë ndeshjet e fundit të Dritës!

1906

Drita kërkon që ta mbrojë titullin kampion të edicionit të kaluar, por për ta bërë një gjë të tillë duhet t’i kalojë të gjitha sfidat dhe të mos rrëshqasë më, pasi që çdo lëshim pike do të ishte fatal për gjilanasit.

Në pesë ndeshjet e fundit, ‘bardhekaltërit’ do të kenë përballje tejet të vështira, pasi që përballen me skuadra nga kreu i tabelës dhe me skuadra që kërkojnë qëndrimin në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Derbi ndaj Gjilanit në mesjavën e ardhshme dhe përballja me Ballkanin në xhiron e 34-të, janë sfidat kryesore të “Intelektualëve” që duhet t’i kapërcejnë në këtë fortunë orari.

Përveç përballjes me pretendentët nga kreu i tabelës, gjilanasit do të ndeshen edhe ndaj skuadrave që duan të mbesin edhe më tej në elitë.

Pesë ndeshjet e fundit kampionale të Dritës:

Xhiro 32: Drita – Feronikeli (01/05/2021)
Xhiro 33: Gjilani – Drita (05/05/2021)
Xhiro 34: Drita – Ballkani (09/05/2021)
Xhiro 35: Drenica – Drita (16/05/2021)
Xhiro 36: Drita – Arbëria (23/05/2021)

/Gazeta Sheshi/